Zbulohet elementi tjetër sesi na identifikojnë mushkonjat për të na thumbuar - Gazeta Express
string(76) "zbulohet-elementi-tjeter-sesi-na-identifikojne-mushkonjat-per-te-na-thumbuar"

Shneta tjera

Gazeta Express

29/08/2024 20:08

Zbulohet elementi tjetër sesi na identifikojnë mushkonjat për të na thumbuar

Shneta tjera

Gazeta Express

29/08/2024 20:08

Mushkonjat janë insektet më vdekjeprurëse në botë, përgjegjëse për miliona vdekje dhe dhjetëra miliona njerëz të sëmurë çdo vit.

Ato e bëjnë këtë në mënyrë indirekte, duke bartur viruse dhe parazitë të tjerë që shkaktojnë sëmundje shpesh vdekjeprurëse si dengoja dhe malaria. Për këtë arsye, gjetja e një mënyre për të parandaluar pickimet është thelbësore për të shpëtuar miliona jetë. Por për ta bërë këtë është thelbësore të kuptojmë se si na identifikojnë mushkonjat.

Lexo Edhe:

Dekada kërkimore na kanë mësuar se ato nuk përdorin një stimul të vetëm, por një kombinim informacioni që aktivizon shqisat e ndryshme: praninë e CO2, për shembull, erën tonë, lagështinë e trupit dhe tani, siç dokumentohet nga një studim i botuar në “Nature” mund t’i shtojmë edhe një truk tjetër. Mushkonjat mund të na gjejnë duke ndjekur rrezet infra të kuqe të lëshuara nga lëkura jonë.

Mushkonjat e përdorura në studim janë ndoshta më të rrezikshmet në botë, ato të species Aedes aegypti, e njohur edhe si mushkonja e etheve të verdha. Këto insekte përdorin një kombinim stimujsh për të na lokalizuar, por dimë se secili prej këtyre stimujve, i vetëm, nuk mjafton që mushkonjat të na gjejnë. Nuk mjafton që të na gjejnë vetëm me shikim, në disa raste mjafton një erë paksa e fortë për të hutuar sistemin e tyre të identifikimit kimik.

Duke ditur se këto mushkonja përdorin gjithashtu nxehtësinë e emetuar nga trupi ynë, ekipi nga UC Santa Barbara, Kaliforni, u përpoq të testonte aftësinë e tyre për të zbuluar rrezatimin infra të kuq, i cili mund të mbulojë distanca më të mëdha se nxehtësia direkte.

Ekipi i ndau mushkonjat në dy grupe, të dyja të ekspozuara ndaj një kombinimi të nxehtësisë, erës, CO 2 dhe të gjithë elementëve të tjerë që këto insekte përdorin për të na gjetur. Një nga dy grupet ishte gjithashtu i ekspozuar ndaj një burimi infra të kuq në 34°C (temperatura e sipërfaqes së lëkurës sonë). Mushkonjat në këtë grup dyfishuan përpjekjet e tyre për të gjetur pre për të kafshuar.

Është hera e parë që është zbuluar se infra e kuqe ka një ndikim edhe te mushkonjat. Eksperimentet e mëparshme i kishin përdorur ato vetëm, pa i kombinuar asnjëherë me stimuj të tjerë shqisorë. Me fjalë të tjera, infra e kuqe në vetvete nuk ka asnjë efekt, por nëse i shtohet një gjithashtu lagështia, aromat dhe CO 2, ato bëhen një element tjetër që mushkonjat përdorin për të kuptuar se ku duhet të thumbojnë.

Ky zbulim i ri mund të përdoret për të shpikur metoda të reja për parandalimin e pickimeve, të cilat mund të shpëtojnë miliona jetë.