Zbulohet dhurata e veçantë e martesës që David dhe Victoria Backham do t’i bëjnë djalit - Gazeta Express
string(86) "zbulohet-dhurata-e-vecante-e-marteses-qe-david-dhe-victoria-backham-do-ti-bejne-djalit"

Zbulohet dhurata e veçantë e martesës që David dhe Victoria Backham do t’i bëjnë djalit

Gazeta Express

14/07/2020 18:49

Brooklyn Beckham dhe e fejuara e tij do të kenë një shtëpi të re të bukur pasi të bëjnë premtimet në altar. Prindërit e tij po i blejnë atyre një fole dashurie.

Sipas raportimeve, David dhe Victoria do të shpenzojnë për blerjen e një shtëpie të re për djalin e tyre 21-vjeçar dhe të fejuarën e tij 25-vjeçare, Nicola Peltz, si një dhuratë ekstravagante për dasmën.

Lexo Edhe:

Brooklyn dhe Nicola mahnitën fansat gjatë fundjavës kur konfirmuan se do të martohen në një të ardhme të afërt.

Një burim i tha “The Sun”: “Megjithëse ata do të kalojnë shumë kohë në Amerikë, Brooklyn dëshiron një bazë në Londër.”

“Victoria dhe David janë ofruar të blejnë shtëpinë, si dhuratë martese”.

“Është jashtëzakonisht bujare, por ata janë si çdo prind tjetër krenar që duan të ndihmojnë sa sa më shumë të munden.”

Është zbuluar gjithashtu se familja Beckham do të shpenzojë 4 milion paund në dy dasma vitin e ardhshëm për zogjtë e rinj të dashuruar.