Zbulohet depoja sekrete e Epstein, pagoi detektivë privatë për ta fshehur - Gazeta Express
string(72) "zbulohet-depoja-sekrete-e-epstein-pagoi-detektive-private-per-ta-fshehur"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 10:35

Zbulohet depoja sekrete e Epstein, pagoi detektivë privatë për ta fshehur

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 10:35

Rreth 3 milionë dokumente nga dosja e pedofilit Jeffrey Epstein kanë zbuluar se ai kishte edhe një depo sekrete që përmbante kompjuterë, video-kaseta, manualë për skllave seksi e fotografi të shumta të grave të zhveshura.

Gazeta britanike “The Telegraph” ka raportuar gjatë kësaj jave se Epstein kishte paguar detektivë privatë për të larguar dokumente e gjësende të tjera nga prona e tij në Florida, në përpjekje për t’i fshehur nga hetuesit privat para bastisjes së policisë në vitin 2005.

Këto dokumente, video-kaseta dhe shumë fotografi, ishin mbajtur në një depo afër Palm Beach për disa vjet teksa policia po hetonte pedofilin.

Depoja ishte pjesë e gjashtë njësive të kasafortave që ishin përdorur nga Epstein në periudhën prej 16-vjetësh.

Në këtë kasafortë në Palm Beach ishin ruajtur tre kompjuterë, 29 libra me adresa dhe një listë prej tre faqesh me masazhere në Florida.

Në këtë depo gjithashtu janë ruajtur fotografi nudo që besohet se janë të viktimave të Epstein dhe shumë video-kaseta e DVD me adoleshente.

Në një video-kasetë shihet një grua duke bërë dush.

Ani pse dy kopje të hard-disqeve të kompjuterëve janë marrë nga FBI-ja, nuk dihet nëse janë gjetur ndonjëherë materialet e tjera të ruajtura në këtë depo.

Autoritetet amerikane për kohë të gjatë kanë dyshuar se Epstein ishte informuar për bastisjen që do ta realizonte policia në vilën e tij në Palm Beach në tetorin e vitit 2005.

Udhëheqës të atëhershëm të policisë kanë deklaruar se vila ishte pastruar tërësisht.

Materiale kompjuterike, përfshirë pajisjet për kamerat përreth vilës ishin zhdukur.

Kjo ka nxitur spekulimet se Epstein mund të ketë incizuar fshehtas të gjithë personat që kanë mundur ta vizitojnë këtë vilë.

Në atë kohë, Epstein i përkiste jetës me peshë të rëndë në Florida e që përfshinte figura të njohura si Donald Trump.

Advertisement
Advertisement
Advertisement