Zbulohet data e mundshme e rimeçit Fury-Wilder - Gazeta Express
string(46) "zbulohet-data-e-mundshme-e-rimecit-fury-wilder"

Zbulohet data e mundshme e rimeçit Fury-Wilder

Gazeta Express

25/03/2020 19:05

Kampioni i botës në peshat e rënda Tyson Fury mund të përballet me amerikanin Deontay Wilder për herë të tretë në muajin tetor, sipas promotorit Frank Warren.

Muajin e kaluar, britaniku 31-vjeçari e mundi bindshëm me nokaut në rundin e shtatë amerikanin Wilder në MGM Grand në Las Vegas, duke e fituar kështu titullin në WBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo dyshe ishte ndeshur për herë të parë në dhjetor të vitit 2018 në Los Ageles, në një meç që u mbyll me barazim kontrovers.

Pas rimeçit të shkurtit, Fury tha se karriera e tij do të kompletohej pasi të përballet me atdhetarin Anthony Joshua – kampionin aktual në WBA, IBF dhe WBO – një meç që do t’ia jepte boksit botëror kampionin e parë të padiskutueshëm që prej vitit 2000 kur Lennox Leëis i mbajti të gjithë katër titujt.

Megjithatë, Wilder e aktivizoi një klauzolë në marrëveshjen me Fury për një meç të tretë dhe data e këtij meçi ishte 18 korriku në Las Vegas.

Por ky duel është shtyrë për shkak të përhapjes së pandemisë koronavirus.

“Dueli i 18 korrikut nuk do të ndodhë. Komisioni në Nevada tha se nuk do të ketë boks në të ardhmen e afërt dhe Las Vegas i ka mbyllur të gjitha kazionit, është bërë qytet fantazmë”, tha Warren.

“Lufta mes tyre nuk do të ndodhë pa praninë e tifozëve në stadium, sepse këta dy janë tepër të mëdhenj për të luftuar prapa dyerve të mbyllura”, shtoi ai.

“Askush nuk e di çfarë do të ndodhë… tetori duket si data kur do të ndodhë lufta mes tyre”, theksoi ai. /Gazeta Express/