Zbulohet data dhe konkurrentja e parë e “Big Brother VIP” - Gazeta Express
string(55) "zbulohet-data-dhe-konkurrentja-e-pare-e-big-brother-vip"

Rozë

Gazeta Express

10/09/2021 8:47

Zbulohet data dhe konkurrentja e parë e “Big Brother VIP”

Rozë

Gazeta Express

10/09/2021 8:47

Është një nga show-t më të diskutuar në gjithë trojet shqiptare që nga ditët e para të transmetimit. Bëhet fjalë për spektaklin “Big Brother” që gjithmonë ka thyer tabu, ka sjellë emocione tek publiku e mbi të gjitha, ka habitur me formatet e ndryshme që janë ofruar ndër vite. Kur jemi tek formatet, si asnjëherë më parë do ta shohim një spektakël që premton gjëra nga më interesantet, e që është “Big Brother VIP”.

Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se data 1 tetor do të shënojë nisjen e “BBV”, që i bie ditë e premte.

Lexo Edhe:

Që në momentin që u përfol se ky “reality show”, do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë, por asnjë emër akoma nuk është konfirmuar nga stafi i këtij programi.

Më herët, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” publikoi disa video ku shfaqet konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality show”, por pa ia zbuluar portretin.

“Këmbët e gjata, faqebardhë. Apo si është ajo shprehja? BBV, së shpejti”

Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se konkurrentja e parë e këtij “reality show” është Sheila Haxhiraj.