Zbulohet buxheti marramendës i Man Unitedit për afatin kalimtar të verës - Gazeta Express
string(72) "zbulohet-buxheti-marramendes-i-man-unitedit-per-afatin-kalimtar-te-veres"

Gazeta Express

14/02/2020 10:16

Zbulohet buxheti marramendës i Man Unitedit për afatin kalimtar të verës

Gazeta Express

14/02/2020 10:16

Tifozët e Manchester Unitedi i janë gëzuar lajmit se klubi i tyre i preferuar ka buxhet prej 330 milionë eurosh për t’i shpenzuar për transferimin e lojtarëve të rinj gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas SoccerEx – që e publikon listën Football Finance 100 për t’i sqaruar fuqitë financiare të klubeve më të mëdha të Evropës – Manchester Unitedi ka buxhet të madh për afatin kalimtar të verës falë përfitimeve të mëdha financiare nga marrëveshjet për sponsorizim dhe reklamim, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky medium i shfrytëzon disa burime të veta të afërta me klube për të treguar se sa kanë mundësi financiare klubet për të shpenzuar në afatin e ardhshëm kalimtar dhe Manchester Unitedi i lë prapa klubet e tjera, me buxhet prej 330 milionë eurosh.

Prej se është emëruar trajner i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer i ka shpenzuar 264 milionë euro në dy afate kalimtare për transferimin e Daniel James, Aaron Wan-Bissaka, Harry Maguire dhe Bruno Fernandes.

Lista e plotë:

1. Manchester United – 330 milionë euro

2. Arsenal – 314 milionë euro

3. Bayern Munich – 265 milionë euro

4. Real Madrid – 228 milionë euro

5. PSG – 165 milionë euro

6. Athletic Bilbao – 158 milionë euro

7. Napoli – 141 milionë euro

8. Spurs – 136 milionë euro

9. Lille – 82 milionë euro

10. Sevilla – 80 milionë euro /Gazeta Express/