Zbulohet arsyeja e ndarjes mes Icardit dhe Wanda Narës - Gazeta Express
string(54) "zbulohet-arsyeja-e-ndarjes-mes-icardit-dhe-wanda-nares"

Futboll

Gazeta Express

03/10/2022 9:25

Zbulohet arsyeja e ndarjes mes Icardit dhe Wanda Narës

Futboll

Gazeta Express

03/10/2022 9:25

Wanda Nara e zyrtarizoi ndarjen me Mauro Icardin ditë më parë duke mos dhënë shumë detaje.

Bukuroshja argjentinase ka folur për vendimin e vështirë dhe të dhimbshëm dhe për një zgjedhje vuajtëse.

Lexo Edhe:

Disa e kanë lidhur këtë me emrin e bukuroshes China Suarez, një aktore që vitin e kaluar e kishte një “flirt” me futbollistin e ri të Galatasarayt, shkruan “Gazeta Express”.

Por, gazetari argjentinas Angel di Brito, i cili qe një kohë po merret me rastin Icadi, thotë se kjo nuk është arsyeja kryesore e ndarjes së çiftit.

Pra, duket se motivi është tjetër…

Duket se Wanda Nara nuk ndihej më në sintoni të plotë me Mauro Icardin pas 10 vjetësh lidhjeje dhe dy fëmijëve që i kanë së bashku, Francesca dhe Isabella.

“Wanda thotë se është ndarë nga Icardi për të pasur rritje personale. Ajo ka ardhur në përfundim se nuk po ndihet më mirë me Icardin”, ka shpjeguar në llogarinë e tij në “Twitter”, Brito, njëherësh drejtues i programit televiziv “Los Angeles de la Mañana”.

Wanda Nara ishte ndarë me burrin e saj, Maxi Lopez për t’u bërë bashkë me shokun e tij të ngushtë të atëhershëm, Mauro Icardi. /Gazeta Express/