string(70) "zbulohen-prapaskenat-e-xhirimeve-te-sezonit-te-peste-te-emily-in-paris"

TV/Film

Gazeta Express

07/05/2025 19:25

Zbulohen prapaskenat e xhirimeve të sezonit të pestë të “Emily in Paris”!

TV/Film

Gazeta Express

07/05/2025 19:25

Emily dukej si zakonisht elegante me një jumpsuit me motive gjeometrike bardh e zi…

Xhirimet për sezonin e pestë të “Emily in Paris” kanë filluar, ndërsa Lily Collins dhe ekipi janë rikthyer në Romë për të xhiruar sezonin e ri të hitit të Netflix.

Aktorja 36-vjeçare, e cila luan personazhin e Emily Cooper, është parë duke xhiruar me partnerin e saj aktual në ekran, Eugenio Franceschini. Megjithatë, një trekëndësh dashurie nuk është kurrë larg nga Emily, pasi ish-i dashuri i saj Gabriel (Lucas Bravo) nxitoi drejt kryeqytetit italian për të provuar ta rikthejë atë.

Sezoni i katërt përfundoi me një situatë të pasigurt, kur Gabriel mbërriti në qytetin e lashtë, por Emily më në fund kishte lënë telefonin mënjanë për të shijuar një ditë me të dashurin e ri, Marcello. Por personazhi i varur siç duket i është rikthyer rrjeteve sociale, pasi gjatë xhirimeve Emily ishte parë duke duke bërë selfie nga pjesa e pasme e një Vespe ngjyrë krem.

Emily dukej si zakonisht elegante me një jumpsuit me motive gjeometrike bardh e zi, të lidhur në bel me rrip, dhe të kombinuar me sandale platformë ngjyrë argjendi. Ndërkohë, Marcello dukej elegant me një kostum lino ngjyrë krem dhe një bluzë polo ngjyrë të kuqe të errët, të cilën e kishte kombinuar me një palë këpucë të zeza elegante.

Rikujtojmë se Lily Collins ka mirëpritur fëmijën e saj të parë me anë të një surrogate. Collins ndau lajmin emocionues në Instagram, së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin Charlie McDowell. “Mirë se erdhe në qendrën e botës sonë, Tove Jane McDowell”, shkroi çifti, duke shprehur mirënjohjen e tyre për surrogate-n dhe të gjithë ata që i mbështetën në këtë udhëtim.