Zbulohen pesë lojtarët që i pëlqen Barça për pozitën e mbrojtësit të djathtë - Gazeta Express
string(76) "zbulohen-pese-lojtaret-qe-i-pelqen-barca-per-poziten-e-mbrojtesit-te-djathte"

Sport

Gazeta Express

15/08/2022 11:27

Zbulohen pesë lojtarët që i pëlqen Barça për pozitën e mbrojtësit të djathtë

Sport

Gazeta Express

15/08/2022 11:27

Barcelona është vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë pasi dështoi ta transferonte Cesar Azpilicuetan e Chelseat.

“Blaugrana” paraprakisht e kishin liruar Dani Alvesin dhe tash kanë nevojë për një “dysh”, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Mediat e huaja e kanë zbuluar listën e preferenczve të gjigantit katalunas për këtë pozitë.

Janë pesë futbollistë që i pëlqen klubi spanjoll dhe vetëm njëri prej tyre do të mundë të përfundojë në “Camp Nou” në ditët apo javët në vazhdim.

Bëhet fjalë për lojtrët si: Jeremie Frimpong, Aaron Wan-Bissaka, Juan Foyth, Diogo Dalot e Thomas Meunier.

Natyrisht, prej tyre, Dalot dhe Wan-Bissaka janë më të pëlqyerit për trajnerin Xavi, i cili e kërkon me insistim një mbrojtës të krahut të djathtë për ta kompletuar repartin defanziv.

Mbetet të shihet nëse Barça do t’i sigurojë shërbimet e ndonjërit prej këtyre lojtarëve deri në fund të afatit kalimtar të verës, i cili do të mbyllet në fund të gushtit. /Gazeta Express/