Zbulohen fjalët që Modrici ia tha Messit kur ia dorëzoi Topin e Artë


Gazeta Express
3 Dhjetor 2019 8:26

Luka Modrici ia dorëzoi Topin e Artë Lionel Messit në ceremoninë që u mbajt të hënën në mbrëmje. Gjatë momentit sa po ia dorëzonte Topin e Artë argjentinasi, mesfushori i Real Madridit ia tha disa fjalë rivalit të tij në La Liga.

Luka Modrici e pati sërish mbrëmë në duar çmimin, të cilin e kishte fituar vitin e kaluar falë triumfit në Ligën e Kampionëve me Real Madridit dhe arritjen deri në finale të Kupës së Botës me Kroacinë, mirëpo këtë herë vetëm për disa momente, transmeton Gazeta Express.

Kroati ia dorëzoi menjëherë Messit Topin e Artë këtë vit, pasi ylli i Argjentinës dhe Barcelonës e shijoi një vit mbresëlënës dhe theu rekord duke e fituar këtë çmim për herë të gashtë në karrierë.

“Urime, ti e meriton”, i tha Modrici Messit, përderisa ia dorëzoi trofeun.

Në tapetin e kuq, Modrici vazhdoi sërish duke e lavdëruar argjentinasin.

“Messi është mbresëlënës, njëri ndër më të mirët e të gjithë kohëve dhe unë e përgëzoj atë për atë që e ka bërë”, u shpreh Modrici.

“Mund të jetë traditë e mirë që fituesi në fuqi i trofeut t’ia japë trofeun fituesit të radhës”.

“Unë jam këtu sepse futbolli ka të bëjë më respektin, për këtë arsye erdha këtu ta, ta përgëzoj atë dhe t’ia japë çmimin”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart