string(64) "zbulohen-dy-kandidatet-kryesore-per-te-marre-drejtimin-e-interit"

Futboll

Gazeta Express

03/06/2025 19:22

Zbulohen dy kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Interit

Futboll

Gazeta Express

03/06/2025 19:22

Pas largimit zyrtar të Simone Inzaghit nga drejtimi i Interit, klubi zikaltër ka nisur menjëherë lëvizjet për të gjetur pasardhësin e tij. Sipas burimeve të besueshme nga mediat ndërkombëtare, dy emrat që kryesojnë listën e drejtuesve të Interit janë Cesc Fabregas dhe Roberto De Zerbi.

Bisedimet pritet të nisin që nga dita e sotme, ndërsa drejtuesit e klubit janë duke analizuar edhe profile të tjerë që u janë ofruar gjatë orëve të fundit. Megjithatë, Fabregas dhe De Zerbi mbeten dy opsionet kryesore dhe më të pëlqyera për të marrë drejtimin e skuadrës italiane.

Cesc Fabregas, i cili aktualisht është trajner i Como-s, ka impresionuar me filozofinë e tij moderne të lojës. Nga ana tjetër, Roberto De Zerbi vjen pas eksperiencës së suksesshme me Brighton në Premier League, dhe njihet për stilin ofensiv dhe zhvillimin e talenteve.

Zgjedhja për pankinën e Interit pritet të jetë vendimtare për vazhdimësinë e projektit ambicioz në Europë dhe për të ruajtur dominimin në Serie A. Interi synon ta mbyllë sa më shpejt këtë çështje për të nisur planifikimin e sezonit të ri.

aaaaa