Barcelona raportohet se ka një marrëveshje me Ruben Nevesin për ta sjellë atë në “Camp Nou”.
Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, ka rënë dakord për një marrëveshje “ekonomikisht të favorshme” me Barçën, transmeton Gazeta Express.
Sipas “Sport”, çmimi i rënë dakord është shumë më i ulët se vlerësimi fillestar i Wolvesit për mesfushorin, i cili ishte rreth 50 milionë euro. Kjo e ka shtyrë Barcelonën për të bërë marrëveshjen siç është financiarisht e arsyeshme për ta.
Megjithatë, marrëveshja do të përfundojë vetëm pasi Xavi të japë dritën jeshile.
Sipas mediumit spanjoll, Xavi, e konsideron Nevesin si një futbollist të mirë, por nuk e sheh atë si zëvendësues të Sergio Busquetsit. Si rezultat, ai nuk është shumë i bindur nga marrëveshja.
Pavarësisht kësaj, Xavi e pranon se ai është i kufizuar në marrëveshjet që mund të bëjë për shkak të situatës aktuale financiare të klubit.
Ai gjithashtu e kupton se reprezentuesi portugez mund të jetë opsioni më i mundshëm për klubin nëse dëshiron përforcime në mesfushë. /Gazeta Express/