Zbulohen ca letra të pabotuara të Maria Callas, shpalosin fakte tronditëse - Gazeta Express
string(73) "zbulohen-ca-letra-te-pabotuara-te-maria-callas-shpalosin-fakte-tronditese"

Arte

Gazeta Express

15/04/2021 0:46

Zbulohen ca letra të pabotuara të Maria Callas, shpalosin fakte tronditëse

Arte

Gazeta Express

15/04/2021 0:46

Zbulohen fakte troditëse mbi jetën e të adhuruarës në mbarë botën, sopranos Maria Callas.

Në biografinë e re të Maria Callas, autorja e librit, Linzi Spence, arriti akses në letrat e pabotuara të sopranos së madhe dhe një materiali tjetër arkivor që hedh dritë mbi jetën e saj martesore, abuzimin e pësuar nga Onasis dhe ngacmimet seksuale.

Lexo Edhe:

Jeta personale e Callas, siç zbulohet në biografinë e re të titulluar Casta Diva, nuk ndryshonte shumë nga rolet e saj dramatike.

Në korrespondencë flitet për abuzime dhe dhunë fizike nga një martesë e komplikuar me Giovanni Battista Meneghinin dhe hijet e marrëdhënies me dashurinë e saj të madhe, Aristotel Onasis, i cili e braktisi për Jackie Kennedy.

Spence zbuloi marrëdhënien e vështirë të Callas me nënën, e cila ishte përpjekur ta kthente në një prostitutë përgjatë gjatë luftës.

Gjithashtu në një letër drejtuar sekretarit të saj, sopranoja rrëfeu se bashkëhorti Meneghini i plaçkiti më shumë gjysmën e pasurisë.

Ndërsa i dashuri i saj, Onasis, në më shumë se një rast e kishte droguar atë, kryesisht për arsye seksuale.

Callas ndërroi jetë në moshën  53-vjeçare në vitin 1977, dhe në korrespondecë flitet edhe për informacione të reja mbi problemet e saj shëndetësore, të cilat ndikuan në performancën e saj në vitet ’60.

Gjendja e sopranos ndikoi në paraqitjet e saj në vitet ’60 ndërsa vuante nga një sëmundje neuromuskulare, që i shkaktoi edhe humbjen e zërit.