Zbulohen armë të fshehura në mur në Vlorë, 67-vjeçari në hetim - Gazeta Express
string(61) "zbulohen-arme-te-fshehura-ne-mur-ne-vlore-67-vjecari-ne-hetim"

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2025 12:11

Zbulohen armë të fshehura në mur në Vlorë, 67-vjeçari në hetim

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2025 12:11

Policia e Vlorës ka zbuluar një sasi të madhe armësh dhe municionesh të fshehura në murin e një ndërtese të braktisur në lagjen “Hajro Çakërri”, gjatë një operacioni për parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontroll në një ndërtesë të vjetër të pabanuar, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në katin e dytë të së cilës gjetën të murosura disa armë dhe municion luftarak.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 armë zjarri automatike, 12 granata difensive pa ndezës, 14 ndezës granatash të mbështjellë me letër dhe rreth 2200 fishekë luftarak.

Armët dhe municioni do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim të mëtejshëm, me qëllim përcaktimin nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Nga verifikimet rezultoi se ndërtesa ku u gjetën armët dhe municioni është në pronësi të shtetasit Gj. K., 67 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, i cili, në përfundim të veprimeve procedurale, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës dhe të gjendjes shëndetësore.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.