Zbulohen 10 të arrestuarit për kokainën e kapur në Fier, mes tyre edhe familjarët e ish-kreut të komunës Frakullit - Gazeta Express
string(113) "zbulohen-10-te-arrestuarit-per-kokainen-e-kapur-ne-fier-mes-tyre-edhe-familjaret-e-ish-kreut-te-komunes-frakullit"

Zbulohen 10 të arrestuarit për kokainën e kapur në Fier, mes tyre edhe familjarët e ish-kreut të komunës Frakullit

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2022 11:58

Janë zbardhur emrat e 10 shqiptarëve të arrestuar për kokainën e kapur në Frakull të Fierit, e fshehur në thasët me pleh kimik të gjetura në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut, ish kreu i komunës së Frakullit dhe aktualisht drejtor i administratës në OST.

Veç Viktor Çervenakut në pranga kanë rënë edhe i biri Demilson Çervenaku, dhe Enxhi Ferhati, e fejuara e Demilsonit.

Lexo Edhe:

Të arrestuarit janë:

Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), J.M, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi nga Kolumbia Zamir Rodriguez.

Në banesën e Viktor Çervenakut u gjetën 600 thashë me pleh kimikë, brenda të cilëve kishte të fshehur kokainë dhe fishekë. Sipas prokurorisë, plehu kimik ishte porositur nga kompania në emër të Zenel Çervenakut.

/Gazeta Express