Filip Paviç shkroi historinë duke debutuar në Champions League në një moshë tepër të re. Vetëm 16 vjeç, 1 muaj dhe 27 ditë, ai u bë një nga debutuesit më të rinj në këtë kompeticion prestigjioz. Më i riu në historinë e klubit gjerman dhe i treti më i ri në historinë e këtij kompeticioni.
Talenti kroat u aktivizua nga Bajern Mynih, duke hyrë në fushë në një moment të paharrueshëm për karrierën e tij.
Ai zëvendësoi bashkëkombasin Josip Stanishiç, duke e bërë debutimin edhe më simbolik. Pavic e ul Lamin Jamal të Barcelonës në vendin e katërt në listën e të gjitha kohërave, që kryesohet nga Doumen i Arsenalit dhe Moukoko i Dortmundit.
Ky hap i madh tregon besimin që klubi gjerman ka tek të rinjtë dhe potenciali i jashtëzakonshëm i lojtarit. Një moment i veçantë që mund të shënojë fillimin e një karriere të madhe në futbollin europian.