Zbori total i Albin Kurtit - Gazeta Express
string(26) "zbori-total-i-albin-kurtit"

OP/ED

Gazeta Express

12/07/2023 16:17

Zbori total i Albin Kurtit

OP/ED

Gazeta Express

12/07/2023 16:17

Zbori e shkruan vetë historinë. Është faqebardhë para brezave. Askush nuk ka shpjegim më të saktë sesa pararoja që ka shkrirë në një politikën dhe shkencën. Kjo shkrirje na e rezervon monopolin interpretues. Sakaq e sjellim në lojë dyshen e famshme “strategji-taktikë”. Gjithçka bëhet mjet, mjet i mjeteve të qëllimit. “Taktikë-strategji”, kjo është streha e oportunizmit

Zgjim Hyseni

Lexo Edhe:

Çka është zbori?

Nën regjimin stalinist të Hoxhës, një herë në vit i madh e i vogël i kapnin armët e futeshin në llogore. Armiku sulmon kur më së paku e presim. Ndaj, arma më e fortë e popullit ushtar është vigjilenca.

Gjendja është ajo e rrezikut permanent. Ideologjia e zborit është gjendja e jashtëzakonshme. Kjo gjendje kërkon shpëtim, andaj sy e vesh i kemi kah komandanti. Kështu, pushteti bëhet ekzekutiv, kurse të drejtat pezullohen.

Zbori i Albin Kurtit ishte total. Askush s’mbeti autonom, të gjithë u zunë brenda linjave të konfliktit. PDK, LDK, AAK, opinionistë e gazetarë, të gjithë u ndezën; edhe andej kufirit,  Rama me lobing, Saliu me fermanin damkë, intelektualë e aktivistë, radikalë e të moderuar; dikush me imperializmin, dikush te vatra e zjarrit, disa në llogore. Të gjithë i kanë shërbyer Kurtit, sepse rreth zborit u vërtiten të gjithë.

E zbori është sa i vërtetë dhe postmodern. Qëndrimi në betejë është free lance, pa obligim. Arma është tastierë, llogore janë rrjetet sociale. Nuk ka sot situatë të Luftës së Ftohtë as Bashkim Sovjetik. Ndaj zbori nuk mund të përsëritet njëjtë. Sanksionet dhe ashpërsimi i marrëdhënieve ishin rrezik real. Kurti e di mirë se nuk rri gjatë në pushtet përkundër tyre. E kur kujtojmë se pushteti i zborit është determinues për historinë, ai nuk do ta rrezikonte rolin që i ka dhënë historia. Prandaj tërhiqet. Prandaj e bën Asociacionin.

Lajmi erdhi nga Bratisllava. Pika e parë e Marrëveshjes është premtim që asgjë nuk do të bëhet pa KFOR-in dhe EULEX-in.

Ndërkohë, nga kjo gjendje çfarë mbetet? Efekti i vetëm real është pastrimi i terrenit për Asociacionin. Të gjithë ia kërkuan tërheqjen. Kush do ta kritikojë për Asociacionin tash? Të shohim nëse do të shohim pak virtyt tek ata që vërtet ia besuan luftën.

Në secilin rast, zbori e shkruan vetë historinë. Është faqebardhë para brezave. Askush nuk ka shpjegim më të saktë sesa pararoja që ka shkrirë në një politikën dhe shkencën. Kjo shkrirje na e rezervon monopolin interpretues. Sakaq e sjellim në lojë dyshen e famshme “strategji-taktikë”. Gjithçka bëhet mjet, mjet i mjeteve të qëllimit. “Taktikë-strategji”, kjo është streha e oportunizmit. Në një kohë dhe vend tjetër kështu do shpjegohej edhe mizoria. Ndërsa udhëtojmë në rrugën lineare të parajsës së përbotshme, agjenti u bë makiavelist.

Secili që nuk e kremton natyrën afirmative të idealeve barazitare, qoftë edhe në situatë lufte, ka përvetësur nga armiqtë kuptimin hobsian mbi njeriun. Ngjarja hap mundësitë e reja për shoqërinë, prandaj luftërat e vërteta përcillen me dashni e kangë. Udhëheqësi që luan me frikën do veç sundim.