string(83) "zbehen-shpresat-per-paqe-nga-bisedimet-ne-stamboll-rusia-me-kerkesa-te-papranueshme"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 15:21

Zbehen shpresat për paqe nga bisedimet në Stamboll, Rusia me “kërkesa të papranueshme”

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 15:21

Bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës pas më shumë se tre vitesh, janë mbyllur brenda dy orësh, pa ndonjë përparim.

Delegacionet nga të dyja palët ndërluftuese u takuan të premten në Turqi, ndërsa sipas një burimi ukrainas për Reuters, hendeku mes palëve ishte bërë i dukshëm menjëherë, pasi Rusia kishte paraqitur kërkesa “të shkëputura nga realiteti dhe përtej asaj që ishte diskutuar më parë”.

 “Kushte të papranueshme dhe jokonstruktive,” ka thënë burimi ukrainas për Reuters në kushte anonimiteti, ndërkohë ende nuk ka pasur ndonjë koment nga pala ruse.

Pritshmëritë për ndonjë përparim të madh, kishin qenë të ulëta që në fillim, duke u dobësuar edhe më shumë me deklarimin e së enjtes të bërë nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili tha se “nuk do të ketë ndonjë përparim, pa një takim mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin”.

Ndërkohë, lidhur me bisedimet e zhvilluara sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se përparësia kryesore për Kievin ishte “një armëpushim i plotë, i pakushtëzuar dhe i ndershëm… për të ndalur vrasjet dhe për të krijuar një bazë solide për diplomaci”. Ai poashtu shtoi se nëse Rusia refuzon, duhet të përballet me sanksione të forta të reja ndaj sektorit të saj energjetik dhe bankar.

Kujtojmë se si Ukraina ashtu edhe aleatët perëndimorë, e kanë akuzuar Putinin për vonesa të qëllimshme duke thënë se ai nuk është serioz në dëshirën për paqe.