Zbardhet vrasja e italianit në Tepelenë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 48-vjeçar (EMRI) - Gazeta Express
string(98) "zbardhet-vrasja-e-italianit-ne-tepelene-identifikohet-dhe-shpallet-ne-kerkim-autori-48-vjecar-emri"

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 15:09

Zbardhet vrasja e italianit në Tepelenë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori 48-vjeçar (EMRI)

Shqiperi

Gazeta Express

29/09/2025 15:09

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, ngjarje e ndodhur në orët e para të së shtunës në Salari të Tepelenës.

Policia ka shpallur në kërkim 48-vjeçarin nga Vlora, Kamber Sulça, si autori i dyshuar i vrasjes.

Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armë drejt biznesmenit dhe të tjerëve që e shoqëronin atë dhe automjeve të tyre të ndaluara.

48-vjeçari, fillimisht është konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta, me biznesmenin dhe me të tjerët që shoqëronin këtë të fundit.

Më pas Kamber Sulça dyshohet se ka qëlluar me armë, në drejtim të tyre dhe automjeteve në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën 44-vjeçari italian.

Nga vendngjarja, janë sekuetsruiar automjetet e biznesmenit dhe shoqëruesve të tij, si dhe 2 armë gjahu.