Një 17-vjeçar është arrestuar për vrasjen e shqiptarit Bledar Dedja në Itali.
Adoleshenti është arrestuar nga policia italiane, teksa dyshohet se kemi të bëjmë me një krim seksual. Sipas mediave vendase, 17-vjeçari dhe Bledar Dedja kanë pasur një raport intim mes tyre dhe kanë lënë një takim pasditen e 20 Janar. Por gjatë takimit, për arsye ende të paqarta, i mituri ka masakruar me thikë shqiptarin.
Gjithçka është zbuluar pasi gjatë krimit, i mituri ka plagosur dorën e tij me thikën me të cilin vrau 39-vjeçarin shqiptar, duke lënë gjurmë ADN-je në trupin e viktimës dhe në armën e krimit.