string(122) "zbardhet-urdhri-i-gjykates-princi-te-mos-qendroje-ne-pallatin-mbreteror-elia-te-largohet-kur-leka-ii-zogu-te-takoje-vajzen"

Shqiperi

Gazeta Express

12/03/2024 11:04

Zbardhet urdhri i gjykatës: Princi, të mos qëndrojë në Pallatin Mbretëror! Elia të largohet kur Leka II Zogu të takojë vajzën

Shqiperi

Gazeta Express

12/03/2024 11:04

Është zbardhur vendimi nga Gjykata për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia pas skandalit të ndodhur në familjen Mbretërore. Sipas vendimit të Gjykatës Elia dhe Leka Zogu duhet të qendrojnë 5 metra larg njëri tjetrit, ndërsa princi do të takojë vajzën Geraldinë me praninë e Dados.

Pasi ka pranuar padinë e Elias, gjykata ka urdhëruar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për të:

“Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu, të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër dhune në familje ndaj paditëses Elia Zogu.

Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu, të mos i afrohet paditëses Elia Zogu, përtej një distance prej 5 metrash.

Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu, të mos qëndrojë në banesën ku jeton paditësja Elia Zogu, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë, me përjashtim të rasteve kur ka oraret e takimit me fëmijën e mitur, Geraldina Zogu.

I padituri Leka II Zogu ka të drejtë të takojë dhe të qëndrojë me fëmijën e mitur nga dita e hënë deri të premten, nga ora 16:00 deri në orën 18:00 dhe ditën e shtunë dhe të diel nga ora 11:00 deri në orën 13:00, marrja dhe dorëzimi i fëmijës do të realizohet në prezencën e dados”, thuhet në vendim.

Ndërkaq Gjykata ka pranuar padinë edhe nga Princ Leka.

“Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër dhune ndaj paditësit Leka II Zogu.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos cenojë, kërcënojë paditësin Leka II Zogu.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos i afrohet paditësit, banesës ku jeton paditësi Leka II Zogu, vendit të tij të punës apo vendeve të tjera që frekuenton, përtej një distance 5 metër.

-Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos qëndrojë në banesën ku jeton, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë, gjatë orareve të takimit të paditësit Leka II Zogu me fëmijën e mitur Geraldina Zogu.

-E paditura Elia Zogu deri në marrjen e vendimit për vërtetimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, do të qëndrojë në banesën ku jeton aktualisht, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë.

Ky urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje i fillon efekte që nga data 7 mars 2024. Data e gjykimit për vërtetimin e këtij urdhri do të jetë në 21 mars, ora 114:00. Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet menjëherë nga Zyra e Përmbarimit. Shkelja e këtij vendimi përbën vepër penale, sipas nenit 320 dhe 321 të Kodit Penal.

Çifti bretëror u divocuan por ende pa përfunduar ky proces pasoi përplasja fizike mes tyre, që sikurse u pa në video ishte për një konflikt të Lekës me babanë e Elias, Gjegj Zaharia.