Zbardhet identiteti/ Trupi i pajetë i 71 vjeçarit të vrarë i vendosur sipër një fuçie - Gazeta Express
string(84) "zbardhet-identiteti-trupi-i-pajete-i-71-vjecarit-te-vrare-i-vendosur-siper-nje-fucie"

Zbardhet identiteti/ Trupi i pajetë i 71 vjeçarit të vrarë i vendosur sipër një fuçie

Gazeta Express

03/08/2020 18:27

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me ngjarjen e sotme në Fushë-Prezë të Tiranës, ku mbeti i vrarë një i moshuar. Mësohet se viktima është 71-vjeçari Abdulla Budlla, nga fshati Hametaq, Njësia Administrative Prezë.

Ishin banorët e zonës ata që konstatuan të parët trupin e pajetë të të moshuarit dhe lajmëruan policinë. Nga këqyrja paraprake, në trupin e tij janë konstatuar plagë të shkaktuara nga arma.

Lexo Edhe:

Pranë tij është gjetur dhe një pistoletë, si dhe makina me të cilën lëvizte, por vetë ai ka qenë i vdekur në anë të rrugës. Dyshohet se është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Policia prej një ore ndodhet në vendngjarje ku dhe ka shoqërua disa persona që mund të kenë dijeni me çfarë ka ndodhur pasditen e sotme.

Në vendin ku 71-vjeçari Budlla është gjendur i pajetë nuk ka pasur kamera sigurie, por janë sekuestruar kamerat përreth vendit të ngjarjes. Hetimet vijojnë dhe pritet të dalin më shumë detaje.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 03.08.2020, rreth orës 16:45, në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. 71 vjeç, banues në fshatin Hametaq, Njësia administrative Prezë.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , ku kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.