Zbardhet agjenda e zyrtarit kanadez që viziton Kosovën; në fokus paqja, siguria dhe dialogu Prishtinë-Beograd - Gazeta Express
string(107) "zbardhet-agjenda-e-zyrtarit-kanadez-qe-viziton-kosoven-ne-fokus-paqja-siguria-dhe-dialogu-prishtine-beograd"

Lajme

Gazeta Express

12/04/2024 23:47

Zbardhet agjenda e zyrtarit kanadez që viziton Kosovën; në fokus paqja, siguria dhe dialogu Prishtinë-Beograd

Lajme

Gazeta Express

12/04/2024 23:47

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Melanie Joly, ka njoftuar këtë të premte që sekretari parlamentar i kësaj ministrie, Robert Oliphant, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë midis datave 14-17 prill.

Ai do të marrë pjesë në Forumin e Grave për Paqe dhe Siguri, ku do të ketë disa aktivitete dhe diskutime mbi thirrjet e zgjimit për ndryshimet e mjedisit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Lexo Edhe:

Oliphant do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe “lider rajonalë e partnerë kyç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kanadasë.

“Përgjatë këtyre takimeve, ai do të diskutojë se si Kanadaja mund të mbështesë dialogun Prishtinë-Beograd drejt një marrëveshjeve gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të identifikojë mundësi të tjera për Kanadanë dhe Kosovën që të vijojnë me promovimin e paqes, stabilitetit politik dhe progresit ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, vazhdon njoftimi.

Oliphant do të takohet me pjesëtarët kanadezë të KFOR-it dhe ata që OSBE-së që shërbejnë në Kosovë.