Zbardhen kategoritë/ Nga 1 tetori rriten pensionet, përfitojnë 721,398 të moshuar - Gazeta Express
string(78) "zbardhen-kategorite-nga-1-tetori-rriten-pensionet-perfitojne-721398-te-moshuar"

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 14:30

Zbardhen kategoritë/ Nga 1 tetori rriten pensionet, përfitojnë 721,398 të moshuar

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2025 14:30

Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5%. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721,398 pensionistë.

Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët. Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.