Zbardhen kandidatët e PD-së për zgjedhjet vendore të 2023 - Gazeta Express
string(57) "zbardhen-kandidatet-e-pd-se-per-zgjedhjet-vendore-te-2023"

Shqiperi

Gazeta Express

24/11/2022 22:20

Zbardhen kandidatët e PD-së për zgjedhjet vendore të 2023

Shqiperi

Gazeta Express

24/11/2022 22:20

Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, duket se tashmë ka gati një pjesë të emrave me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Pas zyrtarizimit të Agron Kapllanajt, për Mallakastrën, bëhet me dije se disa emra të tjerë që do të garojnë nën siglën e PD së Alibeajt për bashkitë.

Raportohet se janë zyrtarizuar kandidatët për Kuçovën, ku do të garohet me Ilir Koxhaj, në Dibër Alibeaj do të kandidojë me ish-kreun e Degës së PD atje, Naim Gazidede ndërsa në bashkinë e Lezhës me Sandër Markun, raporton Report Tv.

Ndërsa sa i përket bashkive të mëdha si, Tiranë, Durrës e Elbasan, ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat. Për të gjitha bashkitë, pritet që Alibeaj dhe grupi i tij të vendosin javën e ardhshme.

/Gazeta Express