Zbardhen e-mailet e ish-drejtoreshës së Energjetikës drejtuar Zotos e Mërtirit për inceneratorin e Elbasanit - Gazeta Express
string(108) "zbardhen-e-mailet-e-ish-drejtoreshes-se-energjetikes-drejtuar-zotos-e-mertirit-per-inceneratorin-e-elbasanit"

Zbardhen e-mailet e ish-drejtoreshës së Energjetikës drejtuar Zotos e Mërtirit për inceneratorin e Elbasanit

Shqiperi

Gazeta Express

29/11/2022 16:39

Në dosjen e SPAK janë të zbardhura email-et që ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Energjetikës Etleva Kondi, ka shkëmbyer me Klodina Zoton një nga personat kyç përsa u përket çështjes së inceneratorëve. 

Zoto është në kërkim me dy masa sigurie të dhëna në mungesë nga Gjykata e Posaçme. Në dosjen e SPAK janë të zbardhura komunikimet që Kondi ka pasur me Klodian Zoton në kohën kur ishte anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave përsa i përket çështjes së inceneratorit të Elbasanit. Më datë 26 Gusht 2014, Etleva Kondi i dërgon email Klodian Zotos, një vendim të Bashkisë së Elbasanit, për shpalljen e emergjencës mjedisore.

Lexo Edhe:

Në email ajo shkruan  se së pari duhet që Bashkia Elbasan duhet të miratojë emergjencën mjedisore në Këshillin Bashkiak, vendim të cilin ajo do ja niste Zotos. Së dyti, ajo thekson se duhet që të krijohet një komision për dhënien e koncesionit, ku në atë komision do të ishte dhe ajo prezent.

Në një tjetër email të datës 2 Nëntor 2014. Në rrugë elektronike ajo i përcjell kontratën koncesionare për inceneratorin, që përbëhet nga 79 fletë. Duke i sqaruar për të gjitha etapat që do ndiqen dhe diskutimet që do bëhen.

Etleva Kondi është nën masën e sigurimit arrest në shtëpi për shkak të problemeve shëndetësore.  Prokuroria pretendon se Etleva Kondi ka shpërdoruar detyrën pasi koncesionin për inceneratorin e Fierit, e ka bërë pa e shpallur atë në një media ndërkombëtare që t’u jepej mundësia edhe kompanive të huaja që të merrnin pjesë në koncesion. Ndërsa për koncesionin e inceneratorit të Elbasani prokuroria pretendon se është shkelur ligji pasi tenderi u fitua nga kompani me negocim dhe pa shpalljeparaprake të njoftimit.

Ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Energjetikës Etleva Kondi,ka pretenduar se i është falsifikuar firma, pasi ajo nuk ka qenë dakord me mënyrën si u bë procedura koncesionare.  Dosja e inceneratorit të Elbasanit ka vajtur në dyert e gjykatës ndërsa vijojnë hetimet për Fierin dhe Tiranën. /Klantv