string(66) "zana-fest-nis-edicionin-e-peste-me-krijimtari-dhe-gjitheperfshirje"

Arte

Gazeta Express

14/05/2025 14:42

‘ZaNa Fest’ nis edicionin e pestë me krijimtari dhe gjithëpërfshirje

Arte

Gazeta Express

14/05/2025 14:42

Më 20 maj nga ora 11:00, në Mitrovicë nis edicioni i ri i festivalit të letërsisë ‘ZaNa Fest’.

Edicioni i pestë i festivalit hapet me punëtori poetike me fëmijët e Down Syndrome Kosova – Mitrovicë.

Në këtë aktivitet, fëmijët do të ilustrojnë poezi nga edicionet e kaluara të ZaNa Fest në formë kartolinash, duke shprehur talentin dhe imagjinatën e tyre në një ambient të ngrohtë dhe kreativ.

Ditë më parë në faqen e festivalit janë bërë të ditura aktivitetit e edicionit të ri si dhe antaret e jurisë.

Këtë edicion juria e ‘ZaNa Festival’ janë: Dije Demiri-Frangu, Bujar Meholli dhe Aleksandar Dundjerin.