Zana Avdiu: Veç për një shuplakë që i jepet gruas, duhet dënim me 5 vjet burg, të paktën - Gazeta Express
string(85) "zana-avdiu-vec-per-nje-shuplake-qe-i-jepet-gruas-duhet-denim-me-5-vjet-burg-te-pakten"

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 21:32

Zana Avdiu: Veç për një shuplakë që i jepet gruas, duhet dënim me 5 vjet burg, të paktën

Lajme

Gazeta Express

16/04/2024 21:32

Gjyljeta Ukella është gruaja që dyshohet të jetë vrarë nga burri i saj në Pejë. Pas kësaj vrasje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për nesër ka shpallur ditë zie.

Tema e vrasjes së grave po diskutohet të martën në “Pressing” të T7.

Lexo Edhe:

Zana Avdiu, aktiviste feministe ka thënë se dënimet për dhunë në familje duhet të jenë maksimale.

“Dënimet duhet me qenë maksimale, vetëm për një shuplakë duhet me ia thënë 5 vjet burg minimum”, ka thënë Avdiu.

Por, më tutje ajo thotë se vetëm dënimet nuk mjaftojnë, pasi thotë se këto vrasje janë kulturore.

Ajo shton se pos dënimeve, duhet të edukohen të gjithë.

“Ne duhet me u fokus që prej shkollave fillore në institucione, me i edukue dhe zyrtarët civilë edhe gjykatësit, edhe ata qendra sociale, mësues, profesorët, të gjithë”, ka thënë ajo. /Gazeta Express