Zana Avdiu i bashkohet “T7”, në një formë tjetër, duke sjellur një koncept të ri të emisionit, me përmbajtje socio- politike, bashkë me panelistet e saja, të cilat do të jenë përkrah aktivistes, për të diskutuar rreth ngjarjeve të ndryshme në Kosovë.
Avdiu do të drejtojë emisionin “ZANAT”, i cili do të jetë një ndër formatet më të rëndësishëme të këtij ekrani, që do të trasmetohet të enjteve, në orën 22:30.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites në T7, “Canapé”, ku ka zbuluar shumë çka nga “ZANAT” që nis të enjten e 9 nëntorit.
Se çfarë ka thënë e kuptoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm. /GazetaExpress/.