Zahiti: Aksidenti me vdekje ndodhi në Kutllovc të Mitrovicës, po hetohen rrethanat - Gazeta Express
string(59) "zahiti-aksidenti-me-vdekje-ndodhi-ne-kutllovc-te-mitrovices"

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 23:18

Zahiti: Aksidenti me vdekje ndodhi në Kutllovc të Mitrovicës, po hetohen rrethanat

Lajme

Gazeta Express

18/02/2026 23:18

Gazeta Express raportoi për një aksident trafiku me fatalitet, ku një person 30 vjeçar u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës.

Për këtë aksident foli për Gazetën Express, Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës, i cili tha se aksidenti ndodhi në Kutllovc.

“Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutllovc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin, janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, tha se përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, i riu nuk ka mbijetuar.

“Ju konfirmojmë se rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 30 vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konsistuar vdekjen e të aksidentuarit”, tha Fazliu për Gazetën Express.

*Foto e lajmit është nga arkiva.

Advertisement
Advertisement
Advertisement