Zafir Berisha tregon publikisht passwordin e Facebook’ut e tij - Gazeta Express
string(61) "zafir-berisha-tregon-publikisht-passwordin-e-facebookut-e-tij"

Zafir Berisha tregon publikisht passwordin e Facebook’ut e tij

Gazeta Express

24/09/2020 23:56

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike në Kosovë, Zafir Berisha, ka treguar në emisionin DPT te Fidani të T7 se cili ishte fjalëkalimi i tij në Facebook.

Llogaria personale e tij u thye nga hakerët pak orë pas emërimit të tij në pozitën e re.

Lexo Edhe:

Berisha thotë se tani e ka rikthyer nën kontroll llogarinë e tij dhe e ka ndërruar fjalëkalimin.

“Fjalëkalimi im ishte Prizreni123. Por e kam marrë mësimin. Tani fjalëkalimi im është më i vështirë”, thotë ai”, tregoi Berisha. /Express/