Zafir Berisha: LDK-ja e VV-ja po shtyhen me bërryla për MPB-në - Gazeta Express
string(54) "zafir-berisha-ldk-e-vv-po-shtyhen-me-brryla-per-mpb-ne"

Zafir Berisha: LDK-ja e VV-ja po shtyhen me bërryla për MPB-në

Gazeta Express

04/12/2019 9:23

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, pas përplasjeve për koalicionin mes VV-së e LDK-së, ka shkruar se këto çojnë në dyshime për qëllimet dhe objektivat e të dy partive, raporton Gazeta Express

Berisha ka shkruar në Facebook se MPB-ja është një nga shumë ministritë që i ka Qeveria e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Ministria e Punëve të Brendshme është një nga shumë ministrit që ka qeveria e Kosovēs.
Shtyrja me brrylla mes VV dhe LDK për këtë ministri deri aty sa edhe mos të arrijn marrveshje për bashkëqeverisje, të bënë me dyshu në qëllimet dhe “objektivat” e këtyre partive. Në këtë rast shtrohet një pytje logjike, cila është arsyeja që vrapojnë kaq shumë pas kësaj ministrie”, thotë ai.

Tutje, ai shton se VV-ja dhe LDK-ja me gjasë nuk kanë besim në njëra-tjetrën dhe dëshirojnë që MPB-ja të mbrohet apo të përdoret t’u hakmerren të tjerëve. /GazetaExpress/