Ish-deputeti dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka reaguar pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka quajtur si nomadë deputetët “opozitarë”, meqë sipas tij ata s’po duan të kenë shtëpi pasi s’po marrin pjesë në votim për votimin e fshehtë në Kuvendin e Kosovës.
Zafir Berisha ka shkruar se kjo shprehje i shkon më së shumti liderit të VV-së, duke ia ka kujtuar Kurtit se në Prishtinë jeton me qira.
“Më shumë se Albinit që i pëtshtatet fjala “nomad” nuk i përshtatet askujtë.Ai është një njeri qiragji në vendin tonë, që jeton si endacak në mes Kosovës dhe Norvegjisë, ndërsa familja i jeton në trekëndëshin Kosovë-Norvegji-Serbi”, ka shkruar Berisha./Express/
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...