Zaev: Përmes masave reale do ta kthejmë dinjitetin e sportistëve - Gazeta Express
string(63) "zaev-permes-masave-reale-do-ta-kthejme-dinjitetin-e-sportisteve"

Zaev: Përmes masave reale do ta kthejmë dinjitetin e sportistëve

Gazeta Express

28/01/2020 14:15

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i shoqëruar nga kryetari i Komisionit për Sport i LSDM-së Naumçe Majsovski dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, mori pjesë në takimin me punonjësit e sportit nga Komuna e Gazi Babës.

Zaev tha se “11 vjetëve injorim të sportistëve, punonjësit e sportit, LSDM-ja ndërmerr masa konkrete ta kthejnë dinjitetin e sportistëve dhe besimin në sport”.

Lexo Edhe:

“Në vitin 2016 për sportin janë ndarë 60 milionë denarë, ndërsa në vitin 2019 janë investuar 244 milionë denarë. Kjo e tregon dallimin mes koncepteve të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së”, tha Zaev.

Ai shtoi se në mënyrë të vazhdueshme ndërmerren masa të cilat i përmirësojnë kushtet për sportistët dhe punonjësit e sportit./GazetaExpress/