Zaev: Pendarovski është korrigjuesi ynë, të mësojmë nga kritikat e tij - Gazeta Express
string(68) "zaev-pendarovski-eshte-korrigjuesi-yne-te-mesojme-nga-kritikat-e-tij"

Ballina

Gazeta Express

15/09/2021 13:52

Zaev: Pendarovski është korrigjuesi ynë, të mësojmë nga kritikat e tij

Ballina

Gazeta Express

15/09/2021 13:52

 Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, shkëlqyeshëm e kryen funksionin e tij. Ai është korrigjuesi ynë dhe kritikat e tij gjithmonë i kuptoj me synimet më të mira, tha sot kryeministri  Zoran Zaev, në lidhje me intervistën e fundit të shefit të shtetit në të cilën, mes tjerash, flet edhe për tragjedinë në Tetovë.

“Nuk lejoj analiza të thelluara në intervista të presidentit të shtetit. Funksioni i tij është të jetë korrigjues. Atë që ai e kumton e ndjej me synimet më të mira. Të mësojmë nga dobësitë dhe të jemi të përkryer. Ai është presidenti i të gjithë qytetarëve, e kryen me sukses funksionin e tij dhe është korrigjuesi ynë, i politikanëve. Nuk do të na bie kurora nga koka  nëse dërgon kritika, përkundrazi, nga kritikat duhet të mësojmë”, theksoi Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas mbikqyrrjes së stacionit të pastrimit në Shtip.

Lexo Edhe: