Zaev në takim me Tiganj: Maqedonia e Veriut ka bërë reforma të mëdha, vazhdojmë rrugën drejt BE-së


Gazeta Express
6 Dhjetor 2019 13:17

Kryeministri Zoran Zaev sot e priti ambasadoren kroate Nives Tiganj, e cila para pak kohe e mori detyrën në vendin tonë.

Njihet mbështetjen të cilën Kroacia ia jep Maqedonisë së Veriut për realizimin e të dyja përcaktimeve strategjike, integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian, theksoi ambasadorja në takimin, duke shtuar se vendi ka bërë një hap të madh në realizimin e proceseve reformuese dhe shprehjen e gatishmërisë për ruajtjen e stabilitetit në vend dhe në rajon.

Në takim, siç informoi pre shërbimi qeveritar, ishte konstatuar se periudha e ardhshme, kur Kroacia do ta ndërmarrë kryesimin me Bashkimin Evropian, është një moment i shkëlqyer për përmbylljen e mbështetjes dhe marrjes së vendimt pozitiv do të jetë motivim shtesë për vazhdimin e reformave, si një segment i rëndësishëm për ruajtjen e rritjes së ekonomisë, investimet kapitale dhe përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

Në bisedimet, bashkëbiseduesit kanë shfaqur kënaqësi nga marrëdhëniet e shkëlqyera të deritashme dypalëshe midis të dyja vendeve, të cilat po zhvillohen pa çështje të hapura, duke e karakterizuar si bazë të shkëlqyer për avancimin e shkëmbimit tregtar.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart