Zaev: Me BDI-në zgjodhëm çështje të mëdha, për herë të parë pres koalicion parazgjedhor më parti nga blloku shqiptar - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

21/02/2020 15:36

Zaev: Me BDI-në zgjodhëm çështje të mëdha, për herë të parë pres koalicion parazgjedhor më parti nga blloku shqiptar

Ballina

Gazeta Express

21/02/2020 15:36

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot nga Vinica paralajmëroi përparësi të partisë së tij në raport me marrëveshjen e koalicionimit për zgjedhjet e ardhshme me të gjitha partitë, ndërsa veçanërisht me ato të bllokut shqiptar, përcjell GazetaExpress bga In7.

“Me BDI-në i zgjodhëm çështjet e mëdha në Qeveri, ndërsa ne jemi partia e vetme e cila ka një varg zgjedhjesh për bashkëpunim me partitë shqiptare, kështu që pres se do të gjejmë fuqi që për herë të parë të bëjmë koalicion parazgjedhor me parti të bllokut shqiptar. Koalicionet do të jenë të qëndrueshme dhe më të zgjeruara, e kjo nuk do të jetë më vonë se 9 marsi, kur është caktuar kongresi i LSDM-së. Kjo na jep të drejtë të jemi favorit në këto zgjedhje. I përfunduam bisedimet me partnerët e deritanishëm të koalicionit, ndërsa tashmë po bisedojmë edhe me të rinj. Do të vazhdojmë deri në fund të javës së ardhshme, kur do ta publikojmë rrumbullakimin e procesit të marrëveshjes së koalicionimit, ndërsa kemi rreth 27 subjekte politike. Personalisht jam i kënaqur nga negociatat, sepse bisedojmë për vlera, për programe, për dhënie të fjalës, diçka që duhet të na bashkojë, si dhe marrjen e përgjegjësisë edhe në pushtetin parlamentar edhe në atë ekzekutiv”, theksoi Zaevi.

Në lidhje me përgatitjen e listave për deputetë, kryetari i LSDM-së theksoi se ka përfunduar propozimi i kandidatëve të mundshëm në bordet lokale dhe organizatat komunale të partisë.

“Bordet Ekzekutive i bëjnë vendimet konkrete sipas kritereve, që pastaj të kalojnë në fazën e ardhshme, kur emrat e të gjithë kandidatëve do të dorëzohen deri te Bordi Qendror. Ata do t’i presë një komision serioz për përzgjedhje i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë, ndërsa në fund përmes anketave do t’i dëgjojmë qytetarët për atë se kush është ai i cili më së miri do t’i përfaqësonte. Më duhet të përmend se kemi cilësi të re, këtë herë do të kemi lista meshkuj-femra si një patent model, gjegjësisht 50 për qind burra dhe 50 për qind gra. Ky është hap serioz dhe i guximshëm të cilin po e bëjmë dhe është i vlefshëm sepse do ta përfshijmë potencialin femëror të pashfrytëzuar sa duhet në shtet”, theksoi Zaevi.

Në lidhje me paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së për marrjen e partnerëve të deritanishëm të koalicionit në pushtet, Zaevi tha se kjo parti duhet të reformohet në lidhje me ndërtimin e politikave, qëndrimeve dhe strategjive, sepse në të kundërtën edhe gjatë kohë do të mbetet në opozitë./GazetaExpress/B.Lika/