Zaev: Kuvendi shfuqizoi faljen e Ivanovit - Gazeta Express
string(40) "zaev-kuvendi-shfuqizoi-faljen-e-ivanovit"

Gazeta Express

05/12/2019 16:28

Zaev: Kuvendi shfuqizoi faljen e Ivanovit

Gazeta Express

05/12/2019 16:28

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se vetë vendimi që e ka sjellë komisioni juridiko-ligjvënës se nuk ka nevojë për interpretim autentik për shkak të mosekzistencës së nenit 11 është interpretimi autentik në bazë të të cilit duhet të veprojë gjykata kushtetuese.

Zoran Zaev
“Interpretimi autentik është vendimi që e solli vetë komisioni se nuk ka nevojë, për shkak të joekzistencës së nenit, ky është vendimi sipas të cilit duhet edhe gjykata kushtetuese të veprojë e kjo është se që atëherë nuk ka ekzistuar neni 11, në të cilin nen thirrej ish presidenti Ivanov, që ta shqiptojë abolimin“.

Lexo Edhe:

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski ka akuzuar se pushteti ka zgjedhur një mënyrë me të cilën i pamundësojnë amnesti vetëm funksionarëve të Qeverisë së kaluar dhe lënë në fuqi vetëm amnestinë që i është dhënë kryeministrit Zoran Zaev nga ish presidenti Branko Cërvenkovski.

Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE
LSDM dje kishte shansin të miratojë çfarëdoqoftë interpretimi autentik, pa pasur obstruksion nga kushdoqoftë në komisionin parlamentar për çështje legjislative ligjore. Por shihet qartë se në momentin e fundit, ndonjë jurist më i mirë i ministres Deskoska u ka thënë se nëse miratojnë një interpretim autentik që neni 11 nuk ekziston, i njëjti interpretim do të duhet të përfshihet gjeqësisht të shfuqizohet neni 11a tek ligji i faljes nga viti 1993 e këtej dhe në atë rast, përfituesi i vetëm politik i faljes politike Zoran Zaevi do të shkonte përsëri në gjyq, gjegjësisht do të duhej të hapet rasti Global për të cilin i aboluari Zaev ishte falur në vitin 2008.

Ndërsa Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një komunikate ka theksuar se nëse  gjykata kushtetuese e shfuqizon nenin 11a ajo nuk do të ketë ndikim tek faljet.

Ministria e Drejtësisë
“Para gjykatës kushtetuese është neni 11a, ndërsa interpretimi autentik është për nenin 11. Nëse gjykata kushtetuese e shfuqizon nenin 11a, ajo nuk do të ketë ndikim tek faljet, pasiqë dje kuvendi vërtetoi se ato janë të pavlefshme, gjegjësisht janë dhënë në bazë të një neni inekzistent dhe se janë të pavlefshme nga momenti i dhënies.”

Kujtojmë se, ish-presidenti Gjorge Ivanov, më 12 prill të vitit 2016, kishte amnistuar rreth 60 ish zyrtarë të lartë, përfshirë ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, ministra, deputetë e funksionarë tjerë të lartë të akuzuar nga Prokuroria Speciale për vepra të rënda penale. Por, pas presioneve të shumta si brenda ashtu edhe jashtë vendit, Ivanov nga mesi i muajit maj tërhoqi këtë amnisti të kontestueshme edhe në aspektin ligjor. Megjithatë, tre vjet pas këtyre ngjarjeve, Gjykata Kushtetuese ka pranuar një nismë nga një avokat i ish të akuzuarve me të cilën kërkohet që të shpallet e pavlefshme tërheqja e amnistisë së ish presidentit dhe të gjithë ata që po gjykohen apo që janë dënuar të lihen të lirë. Në Gjykatën kushtetuese gjatë seancës së djeshme u anulua kjo pikë e rendit të ditës, duke lënë kështu që të shihet vendimi i Kuvendit dhe më pas të shihet nëse ka ose jo lëndë për të cilën duhet të vendosin gjykatësit.