Të shtunën, me 20 maj në ora 19:00, në kuadër të edicionit të tretë të
Festivalit të Letërsisë ZaNa, në Shkodër udhëtohet për një mbrëmje poetike në
ambientet e këndshme të Qendrës Rinore Arka.
Poezitë do të përformohen nga pjesëtaret e grupit të shkrimit kreativ “Za”
të përbëra nga: Esra Zhilivoda, Anesa Lahi, Eglantina Avdiu, Erina Aliqkaj,
Gentiana Shyti, Diellëza Zhubi, nën mentorimin e NiK’ Istrefi.
Kjo ngjarje do të moderohet nga znj. Rozafa Shpuza.
Kjo ngjarje organizohet nga Fondacioni Dhemetra dhe përkrahet nga Zyra
Zvicrane për Bashkëpunim në Prishtinë.