"Za Fest” promovon vlerat kulturore në Shkodër - Gazeta Express
string(44) "za-fest-promovon-vlerat-kulturore-ne-shkoder"

“Za Fest” promovon vlerat kulturore në Shkodër

Arte

Gazeta Express

03/08/2021 1:59

Edicioni i 5-të i festivalit “Za Fest” iu kushtua qytetit të Shkodrës, me aktivitete të mbajtura 3 ditë me radhë në Shirokë, në rrugën muzeale të Gjuhadolit dhe koncert në kalanë e Rozafës.

Festivali i mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë, bëri bashkë artistë të njohur shqiptarë brenda e jashtë vendit, si Shpat Deda, Josif Gjipani, Ekland Hasa, Gjon’s Tears, Gentian Doda, Vlashent Sata, Gipsy Barcelona Balkan Orchestra etj.

Lexo Edhe:

Festivali e shndërroi mbrëmjen e djeshme kalanë e Shkodrës në një arenë festive me praninë e shumë të rinjve.

Festivali i cili ka nisur rrugëtimin 5 vite më parë, në Theth, për të zbuluar thesaret e folklorit shqiptar, kishte të ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë. /atsh