Samsung nuk po përsërit të shkuarën, po e riformulon të ardhmen. Me prezantimin e Galaxy Z Fold6 dhe Galaxy Z Flip6, gjigandi korean sjell një kapitull të ri ku inteligjenca artificiale bashkohet me dizajnin përthyes, për të ofruar përvoja tërësisht të reja në komunikim, krijimtari dhe produktivitet. Kjo nuk është thjesht një përmirësim teknologjik, por një rikthim me më shumë stil, më shumë fuqi dhe më shumë zgjuarsi.
Një epokë e re e Inteligjencës Artificiale në duart tuaja
Pas prezantimit të Galaxy AI më herët këtë vit, Samsung tani e çon përvojën e AI më tej duke e përqafuar plotësisht me serinë më fleksibël që ka ndërtuar ndonjëherë. Falë dizajnit përthyes, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 nuk janë thjesht telefona, por forma të reja të të jetuarit në mënyrë të zgjuar. Çdo ekran, çdo hapje, çdo ndërveprim është një mundësi për të përdorur AI në mënyrë të natyrshme, të dobishme dhe të personalizuar.
Me ekranin e tij të madh 7.6″, Z Fold6 shndërrohet në një hapësirë pune portative. Ky model është i fortë në performancë dhe i hollë në formë, më i lehtë dhe më i qëndruesëm se kurrë më parë.
Galaxy AI në Fold6 rrit produktivitetin në mënyrë të ndjeshme falë funksioneve të avancuara si Note Assist, i cili transkripton, përkthen dhe përmbledh zërin tuaj drejtpërdrejt në Samsung Notes; PDF overlay translation, që përkthen tekstin në dokumente pa prishur strukturën origjinale; Composer, që krijon tekste për email ose rrjete sociale duke u përshtatur me stilin tuaj të të shkruarit; si dhe Sketch to Image, i cili kthen vizatimet tuaja në vepra arti vizuale përmes fuqisë së AI.
Për ata që krijojnë përmbajtje, ProVisual Engine sjell redaktim profesional me ndihmën e Photo Assist, Portrait Studio dhe Instant Sloë-mo për video me efekte filmike. Fold6 nuk është vetëm një mjet pune, por një shoqërues i përkryer për çdo moment të ditës me një sistem ftohjeje dhe grafikë të avancuar me Ray Tracing dhe një ekran ultra ndriçues që e bën ideal edhe për gaming dhe argëtim.
Galaxy Z Flip6, gjithçka në pëllëmbë të dorës
Galaxy Z Flip6 përveçse një telefon i përthyeshëm plot stil është edhe një platformë kreative dhe e personalizuar, e pajisur për herë të parë me freskues të brendshëm performancë të qëndrueshme.
Ekrani i jashtëm FlexWindow lejon akses të shpejtë në mesazhe, muzikë, Samsung Health dhe më shumë, pa e hapur fare pajisjen. Me ndihmën e Galaxy AI, mund të përdorni Suggested Replies për t’u përgjigjur mesazheve shpejt, si dhe të kontrolloni disa ëidget njëkohësisht.
Dizajni personalizohet për çdo përdorues me Photo Ambient, që ndryshon sfondin në varësi të kohës dhe motit, dhe sugjeron vendosje të ikonave bazuar në pamjen e ekranit tuaj.
Kamera e re 50MP + 12MP ultra-ëide sjell një nivel të ri të fotografisë. Auto Zoom e gjen automatikisht kompozimin më të mirë për fotot tuaja me FlexCam. Nightography me HDR video bën që videot e natës të duken të ndritshme dhe të gjalla dhe tani kjo funksionon drejtpërdrejt në Instagram.
Një përvojë e zgjuar, e sigurt dhe nën kontrollin tuaj
Të dy pajisjet janë të mbështetura nga Samsung Knox, platforma e sigurisë në shumë nivele, që ofron mbrojtje në kohë reale dhe kontrolle të detajuara mbi si dhe kur AI përdor të dhënat tuaja. Me Knox Vault, Auto Blocker, Secure Wi-Fi dhe Private Sharing, ju keni kontroll të plotë mbi privatësinë, në një epokë ku kjo ka më shumë rëndësi se kurrë.
Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6 nuk janë nostalgji teknologjike. Ato janë bashkimi perfekt mes formës që na mungonte dhe fuqisë që kemi kërkuar e gjitha, falë Galaxy AI.