Young sqaron pse vendosi ta lërë Man Unitedin për Interin - Gazeta Express
string(57) "young-sqaron-pse-vendosi-ta-lere-man-unitedin-per-interin"

Gazeta Express

15/08/2020 17:58

Young sqaron pse vendosi ta lërë Man Unitedin për Interin

Gazeta Express

15/08/2020 17:58

Mbrojtësi anësor Ashley Young e ka sqaruar vendimin e tij për ta lënë Manchester Unitedin për t’iu bashkuar Interit, përderisa ka insistuar se ai ka ende shumë për të dhënë në nivelin elitar të futbollit në Evropë.

Karriera tetëvjeçare e Ashley Youngut në stadiumin Old Trafford mori fund gjatë afatit kalimtar të janarit, kur anglezi iu bashkua Interi për 1.5 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

35-vjeçari i fitoi pesë trofe të mëdha gjatë kohës së tij me Manchester Unitedit, përfshirë këtu titullin e Premierligës, si dhe u emërua kapiten i skuadrës pas largimit të Antonio Valencias verën e kaluar.

Ardhja e Aaron Wan-Bissakas nga Crystal Palace dhe Brandon Williams nga akademia e klubit bënë që Young ta humbë vendin në skuadër dhe ai i bëri vetëm dhjetë paraqitje në Premierligë për Djajtë e Kuq në pjesën e parë të sezonit.

Pasi kontrata e tij do të skadonte së shpejti, Interi arriti ta blejë atë për vetëm 1.5 milionë euro dhe Young nënshkroi kontratë njëvjeçare me opsionin për ta vazhduar kontratën edhe për një vit tjetër.

Young ka treguar formë të mirë që nga transferimi i tij në San Siro dhe tani ai ka sqaruar se vendimi për të kaluar në Serie A ishte i lehtë, pasi atij i ishte bërë e ditur se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

“Natyrisht që ishte një ndryshim i madh, pasi kam qenë në Itali për gjithë jetën time. Por, ishte një përvojë të cilën e ndërmora menjëherë, sapo mu dha mundësia pasi e kisha mundësinë të shkoja dhe të luaja më rregullisht”, ka thënë Young.

“Unë fola me Olen dhe ai më tha se unë nuk do të luaja aq sa do të doja dhe kur të jesh duke iu afruar fundit të karrierës, ti dëshiron të luash sa më shumë që të mundesh. Unë jam në formë të mirë fizike, kështu që mendoj se kam ende shumëçka për të dhënë nga vetja”.

“Për mua, mosha është thjesht një numër. Ole më tha se ai do të sillte në klub lojtarë më të rinj dhe se unë nuk do të kisha shumë mundësi. Kur m’u dha mundësia të vij në Inter, as që m’u desh ta mendoja.  Ishte një mundësi fantastike”. /Gazeta Express/