Ymeri ua kujton zyrtarëve të VV-së shkrimet ku e quanin tradhtarë se kishte respektuar himnin - Gazeta Express
string(93) "ymeri-ua-kujton-zyrtareve-te-vv-se-shkrimet-ku-e-quanin-tradhtare-se-kishte-respektuar-himnin"

Ymeri ua kujton zyrtarëve të VV-së shkrimet ku e quanin tradhtarë se kishte respektuar himnin

Gazeta Express

18/02/2020 7:13

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe anëtari i Partisë Socialdemokrate u ka kujtuar zyrtarëve të VV-së pasi e kishin quajtur tradhtar vitin e kaluar sepse e kishte respektuar himnin e Kosovës në Kuvend.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka pyetur se a ka tradhtuar edhe Kurti bindjet e veta?

Lexo Edhe:

Shkrimi i plotë:

Këto dy akuza ishin postuar nga ‘policia morale’ e VV-së kur për 10 Vjetorin e Pavarësisë isha ngritur në këmbë për himnin e Republikës së Kosovës.

Tash kur e gjithë VV u ngritën në këmbë këta nuk flasin. A i ka tradhëtuar edhe Albini bindjet e veta? A do të tradhëtojë edhe ai deri në fund? Sa të rëndë e ka çmimin e shitjes?

Këtu jane dy mundësi:

1. Boikeni dhe Elvisi po ashtu kanë ndryshuar qëndrimet (janë shitur);

2. (Atëherë dhe tash) janë vetëm vegla që reagojnë me porosi, e jo sipas bindjeve.