Ymeri: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme – Emri i Radomir Llabanit u rikthy për qëllime puro politike - Gazeta Express
string(118) "ymeri-sulmet-ndaj-gjykates-kushtetuese-jane-te-papranueshme-emri-i-radomir-llabanit-u-rikthy-per-qellime-puro-politike"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 7:30

Ymeri: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme – Emri i Radomir Llabanit u rikthy për qëllime puro politike

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 7:30

Analisti Visar Ymeri ka folur për zhvillimet e fundit në vend lidhur me Gjykatën Kushtetuese.

Duke komentuar rastin e presidentes Vjosa Osmani, Ymeri ka deklaruar:

“Emri i Radomir Llabanit u rikthy edhe njëherë si një emër shumë i përmendur. Unë mendoj për qëllime puro politike, cilësdo natyre qofshin ato.

Unë mendoj se sulmet e tilla politike, veçanërisht kur vijnë nga njerëzit me përgjegjësi publike siç është presidentja Vjosa Osmani ndaj një institucioni, janë të papranueshme.

Tjetër gjë është që ka një zhvillim e që duhet me pas një zhvillim dhe koordinim ndërinstitucional për me i shmang problemet që munden me na lidh me individ të caktuar.

Tjetër gjë është nëse p.sh. presidentja e vendit thotë që ‘unë po e tërheqi një pyetje që e kam dërgu në Gjykatën Kushtetuese meqenëse nuk po i besoj njërin nga gjykatësit atù’. A do të thotë kjo që presidentja po thotë se Gjykata Kushtetuese është e pabesueshme? Atëherë çka mbetet në këtë republikë?”. /Paparaci