Ymeri: Përmes Thaçit, Vetëvendosja po mundohet të fitojë politikisht - Gazeta Express
string(66) "ymeri-permes-thacit-vetevendosja-po-mundohet-te-fitoje-politikisht"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 7:22

Ymeri: Përmes Thaçit, Vetëvendosja po mundohet të fitojë politikisht

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 7:22

Analisti Visar Ymeri ka folur për perceptimet dhe reagimet lidhur me Gjykatën Speciale dhe procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit. Ai tha se duhet bërë ndarja e qartë se çfarë është dhe çfarë nuk është kjo gjykatë.

“Gjykata Speciale nuk është gjykatë e cila merret me të gjitha rastet që ndodhin, në këtë drejtim duhet me bo këtë ndarje,” u shpreh Ymeri. Sipas tij, pritjet që janë krijuar për këtë institucion kanë qenë të pabazuara.

“Mendoj që kanë pas pritje nga Gjykata Speciale të pabazuara, unë i kuptoj familjarët të cilët presin që 25 vjet me ditë kush ua ka vra babën, vëllain, mirëpo qiky frustrim që vjen nga mos gjetja e akterëve nuk bën me u vesh dikujt pse ja ki inati,” theksoi ai ne Paparaci.

Ai ka komentuar edhe reagimet që kanë ardhur nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe mbështetësit e saj, duke i cilësuar si të natyrës politike dhe jo të lidhura me drejtësinë.

“I kam pa reagimet e një pjese të eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje edhe përkrahësve të tyre, reagimet e tyre nuk kanë të bëjnë me procesin e drejtësisë. Është çështje politike,” tha Ymeri.

Sipas tij, qëllimi i këtyre reagimeve është përfitimi politik: “Reagimi i tyre është reagim nga paniku, ata dojnë me ju kallxu qytetarëve të Kosovës që Hashim Thaçi është i keq, a po ju kujtohet kush është ky, për me përfitu politikisht.”