Ymeri: Lëshimi pe i Kurtit ndaj Serbisë dhe BE-së për Ligjin për të Huajt "është e paligjshme" - Gazeta Express
string(91) "ymeri-leshimi-pe-i-kurtit-ndaj-serbise-dhe-be-se-per-ligjin-per-te-huajt-eshte-e-paligjshme"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 7:13

Ymeri: Lëshimi pe i Kurtit ndaj Serbisë dhe BE-së për Ligjin për të Huajt “është e paligjshme”

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 7:13

Analisti Visar Ymeri e ka cilësuar të paligjshme marrëveshjen mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së për zbatimin e Ligjit për të Huajt.

Reagimi i tij vjen pas njoftimit për lehtësira të përkohshme, përfshirë njohjen e dokumenteve dhe leje qëndrimi për komunitetin serb.

“Ndryshimet në ligj mund të bëhen vetëm nga Kuvendi”, theksoi Ymeri, duke kundërshtuar vendimin e ekzekutivit.

Ai shtoi se asnjë institucion nuk ka të drejtë të pezullojë zbatimin e një ligji.

“Ky është vendim i paligjshëm dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare”, deklaroi ai.

Sipas Ymerit, zbatimi selektiv i ligjit cenon rendin juridik dhe nuk është çështje etnike.

Ai theksoi se çdo paqartësi duhet të trajtohet përmes amendamenteve në Kuvend, jo marrëveshjeve politike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement