Ymeri: Kthimi i Osmanit në LDK është fakt i kryer - Gazeta Express
string(48) "ymeri-kthimi-i-osmanit-ne-ldk-eshte-fakt-i-kryer"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 6:55

Ymeri: Kthimi i Osmanit në LDK është fakt i kryer

Lajme

Gazeta Express

01/05/2026 6:55

Kthimi i Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës është kryer.

Kështu ka thënë ish-deputetja e kësaj partie, Janina Ymeri.

Ajo në në Tëvë1 ka thënë se ka koncenzuesi për një gjë të tillë.

Mendoj që është fakt i kryer dhe koncenzuesi ekziston. Znj.Osmani siç po shihet, por ka pas edhe më herët zëra edhe zyrtarë se ka derën hapur dhe ka një koncenzues të përgjithshëm. Ajo kthehet, po qysh kthehet, si kush nuk e di”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ku ka folur për takimin që Abdixhiku e Osmani zhvilluan sonte.

Ymeri ka thënë se kthimi i Osmanit mund të shihet si një pendesë e saj politike.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë përfunduar takimin.
Pas takimit ata shkurt për media kanë thënë se ishte një kafe miqsh.

Abdixhiku kishte paralajmëruar bashkimin e së djathtës dhe kthimin e të larguarve nga LDK, duke mos përjashtuar Osmanin.

LDK nuk e kishte përjashtuar që Osmanin ta propozojë për presidente gjatë diskutimeve me Kurtin që zhvilluan për arritjen e një marrëveshje për presidentin që nuk solli rezultate.

Edhe Osmani pas përfundimit të mandatit si presidente kishte thënë se do ta vazhdojë aktivitetin në politikë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement