string(81) "ymeri-bllokada-ne-kuvend-po-i-kushton-kosoves-miliona-euro-pergjegjes-albin-kurti"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 7:20

Ymeri: Bllokada në Kuvend po i kushton Kosovës miliona euro, përgjegjës Albin Kurti

Lajme

Gazeta Express

21/05/2025 7:20

Për të 18-tën herë radhazi ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, proces ky që po zvarritet që nga betimi i deputetëve më 19 prill, pas zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë pozitë, por ajo nuk ka arritur asnjëherë të marrë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Në Debat Plus, analisti politik dhe ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj liderit të kësaj partie, Albin Kurti, duke e bërë përgjegjës për bllokimin institucional që po ndodh.

Sipas tij, mungesa e gatishmërisë së Kurtit për kompromis në themelimin e institucioneve po e dëmton rëndë vendin dhe po e shtyn Kosovën drejt një krize më të thellë politike dhe ekonomike.

“Kjo bllokadë e nxitur nga Albin Kurti, është duke i shkaktuar vendit milionëshe. Dhe shpenzimet që na u kanë rritë dhe që janë kosto për vendin.  Ky është realitet. Dhe për ish-kryeministrin Kurti, tash deputetin Kurti kjo nuk qena urgjencë për t’i themeluar institucionet… Kosovën është duke varfëruar, loja e tij…”, ka thënë Ymeri.