Yllka Kuqi rrëfen historinë e dashurisë me bashkëshortin, 20 vite bashkë - Gazeta Express
string(71) "yllka-kuqi-rrefen-historine-e-dashurise-me-bashkeshortin-20-vite-bashke"

Yllka Kuqi rrëfen historinë e dashurisë me bashkëshortin, 20 vite bashkë

Gazeta Express

22/10/2020 8:11

Yllka Kuqi ka folur për vitet së bashku me Astrit Pallaskën.

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, prej vitesh është e pranishme në skenën muzikore shqiptare.

Lexo Edhe:

Ajo tashmë ka arritur të fitoj zemrat e publikut me projektet që ka sjellë e po ashtu me stilin e veçantë të të interpretuarit.

Ndonëse gëzon një karrierë të bujshme profesionale, ajo gjithashtu ka ndërtuar një jetë të lumtur familjare.

Artistja shqiptare për më shumë se nëntë vite është e martuar me muzikantin nga Gjakova, Astrit Pallaska.

Për këtë të fundit ditë më parë kë folur në një intervistë në emisionin ‘NIN’, ndërsa ka treguar historinë e tyre të dashurisë.

“Unë dhe Astriti pas dy javësh i bëjmë 20 vite që jemi bashkë, 28 tetor viti 2000 ne jemi lidhur bashkë. Pak në Gjakovë, pak në Prishtinë. Kam qenë shumë e re, pa eksperiencë. Astriti e ka bërë hapin e parë në lidhje. Dasmën e kemi bërë para nëntë vitesh”.

“Shpesh e mendoj edhe flasim me Astritin, pikërisht një prej elementeve që ka bërë të funksionoj lidhja është se diskutojmë për gjithçka dhe prej diskutimeve vijnë gjithnjë gjërat e mira”, ka thënë ajo.

Të njëjtit në fillim të këtij viti u bënë prindër për herë të parë të një vajze të quajtur, Luiza.