Futbollisti zviceran, Manuel Akanji e ka komentuar vendimin e Leon Avdullahut për të hequr dorë nga mundësia për të luajtur për Zvicrën dhe për t’iu bashkuar kështu Kombëtares së Kosovës.
Mbrojtësi i ri i Interit e arsyeton vendimin e futbollistit të Hoffenheimit gjatë konferencës për shtyp, të cilën e mbajti sot, shkruan “Gazeta Express”.
“Është vendimi i tij. Mendoj se ne kemi ekip më të mirë. Nëse ai dëshiron të luajë për Kosovën, le të luajë për Kosovën. Nuk mund të them shumë për këtë. Jam krenar dhe i lumtur që luaj për ekipin kombëtar”, u shpreh ish-futbollisti i Manchester Cityt.
Zvicra dhe Kosova do të përballen mes vete këtë të premte në Basel në ndeshjen që do të fillojë prej orës 20:45. /Gazeta Express